29/03/2015

Kategori: Sport

Elbasani vishet kuqezi (FOTO+VIDEO)

Elbasani eshte veshur kuqezi, nderkohe qe vetem pak ore na ndajne nga takimi Shqiperi-Armeni, i vlefshem per kualifikueset e Europianit 2016. Mijera tifoze te ardhur nga e gjithe Shqiperia, por kryesisht nga Kosova, presin te ndjekin nga shkallet e stadiumit “Elbasan Arena” kete sfide te rendesishme. Ata shprehen entuziaste per fitoren e skuadres sone kombetare. “Kam ardhur nga Kosova, vetem per te pare ndeshjen. Shpresoj dhe uroj vetem fitore”, thote nje tifoz nga Kosova. “Vijme nga Tirana, sigurisht per te pare ndeshjen. Do te fitoje padyshim 2-0”, shprehet nje tjeter tifoz nga Tirana. Gjithçka eshte perqendruar edhe ne sheshin “Gensher”, ku “Digitalb Arena” do te gjalleroje atmosferen duke iu dhene zemer djemve kuqezi ne kete perballje. Me moton “Kuqezi je ti”, sheshi i Elbasanit do te ndizet deri perpara ndeshjes, ku tifozeria do te zhvendoset me pas drejt stadiumit. Nderkohe, trajneri tashme “shqiptar” i Kombetares sone, Gianni De Biasi, ndoshta edhe per shkak te zakoneve te tij, por edhe per t’i sjelle skuadres fat ne kete ndeshje, ka ndjekur meshen e se dieles ne kishen katolike “Shen Piu X”. Pasi ka marre bekimin, De Biasi eshte nisur drejt stadiumit per te diskutuar me lojtaret pergatitjet e fundit. Nderkaq, Komuna e Prishtines ka njoftuar se, ne bashkepunim me “DigitAlb” kane organizuar transmetimin e ndeshjes Shqiperi–Armeni ne sheshin “Zahir Pajaziti” te Prishtines, duke filluar nga ora 18:00. Drejtuesit e kryeqytetit kosovar ftojne te gjithe sportdashesit, qe ta perkrahin Kombetaren e Shqiperise, e cila do te perballet me Armenine ne “Elbasan Arena”, ne perpjekje per te siguruar kualifikimin ne “Euro 2016”. Burimi: Gazeta Express

259 views