18/10/2014

Kategori: Lajme

Fillon hakmarrja e serbeve. Djegin furren e shqiptareve

Persona te panjohur kane djegur furren “Dva brata” (“Dy vellezer) ne Sombor te Vojvodines e cila ishte ne pronesi te nje familje shqiptare. Sipas informatave te para furra eshte djegur teresisht pasi ne te ishte hedhur nje koktej molotovi, njofton B92. Kjo eshte hera e dyte qe furra po digjet. Ajo heren e pare ishte djegur kur ishte shpallur pavaresia e Kosoves. Kete here, ajo eshte djegur teresisht. Djegia ndodhi nje dite pas nderprerjes se ndeshjes Serbi – Shqiperi. Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves ne Serbi ka pasur ftesa per bojkotim te furrave te shqiptareve.

157 views