02/03/2015

Kategori: Sport

Futbollisti braktis ndeshjen pas thirrjeve raciste te tifozeve (Video)

Nje futbollist nga Panamaja ka braktisur fushen ne mes te lojes pas thirrjeve raciste nga tifozet e skuadres kundershtare. Luis Tejada, qe luan per Juan Aurichin ne Peru, ishte cak i fansave te Ciencianos edhe gjate nxehjes se lojtareve para ndeshjes, por pavaresisht kesaj ai injoroi thirrjet raciste dhe u inkuadrua ne fushe. Megjithate fansat vazhduan ta fyejne sulmuesin deri ne minuten e 70-te kur ai nuk mundi te duronte me dhe kapi topin duke e hedhur drejt tifozeve dhe nisi te largohej nga fusha. Gjyqtari Ivan Chang e ndeshkoi ate me karton te verdhe per veprimet ne fushe, ndersa skuadra e sulmuesit qe la fushen perfundoi takimin me 10 lojtare pasi tashme tri zevendesimet kishin perfunduar. “Me vjen keq per situaten qe e perjetova. Sinqerisht, kam menduar se kjo nuk do te perseritej, e njejta me ndodhi vitin e kaluar kur luajta kunder Sporting Cristalit, por isha gabim. Kishte ofendime ne baza raciale qe prej fillimit. Askush nuk ndermori asgje. Nuk mund te duroja me, thjesht e kapa topin dhe e gjuajta si shenje proteste, sepse e pashe qe askush nuk bente asgje. E lash lojen si proteste per fyerjet dhe gjestet raciste. Nuk e kuptoj pse ndeshja vazhdoi. Çfare duhet te ndodhe me shume? Kam familje, femije dhe nuk dua qe keto situata te ndodhin”, ka thene pas ndeshjes sulmuesi Luis Tejada. Tajada ishte cak i thirrjeve raciste edhe gjashte muaj me pare, por ne ate rast ndeshja ishte perseritur nje jave pas ne stadium te zbrazet. Burimi: Koha.net

202 views