18/10/2014

Kategori: Teknologji

iPhone 6+ me defekt?

Vetem disa dite pas lancimit ne SHBA dhe disa dite para debutimit te tij global, thuhet se iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kane hasur ne nje problem - pretendohet se celulari i pare i Apple me ekranin prej 5.5-inç mund te deformohet, dhe lakohet edhe gjate mbajtjes ne xhep. Kerkesa per pajisjet e reja mobile te Apple, perkatesisht modelet e reja te iPhone 6 ka qene e pangopur, dhe Apple pretendon se ka shitur 10 milione njesi te iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus vetem ne fundjaven e pare pas lansimit, nje rritje e shitjeve nga 9 milione njesi sa ishte nje vit me pare, kur iPhone 5c dhe 5s debutuan ne treg. Megjithate, qe nga dita e djeshme raportohet se iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus u mungon qendrueshmeria dhe se ato shume lehte mund te terhiqen, te dalin jashte formes edhe nese perdoruesi vetem e mban ate ne xhep. Nje numer i videove interesante kane dale ne siperfaqe dhe e pohojne kete gje, duke perfshire edhe videon e postuar nga Unbox Therapy qe tregon deformimin e telefonit te ri te Apple, edhe pas vetem disa diteve te mbajtjes ne pronesi. Prezantuesi i kesaj videoje gjithashtu tregon se si trupi i aluminit te iPhone 6 Plus lakohet edhe nga presioni i duarve te perdoruesit, dhe deformimin qe e peson telefoni ne pjesen e siperme te tij. Koha e ketij lajmi nuk ka mundur te jete me e keqe per Apple, pasi kompania amerikane eshte duke u bere gati te leshoje ne shitje nderkombetare gjeneraten e re te telefonave te saj. Apple ende nuk e ka konfirmuar defektin me telefonat e saj.

355 views