18/10/2014

Kategori: Lajme

Ish-guvernatori Fullani kerkon lirine ne Apel

TIRANE- Ish-guvernatori Ardian Fullani, i dyshuar per “shperdorim detyre”, do te perballet sot me Gjykaten e Apelit, ku ka kerkuar ndryshimin e mases se sigurise. Treshja gjykuese qe do te shqyrtoje kerkesen per liri te ish-guvernatorit, kryesohet nga Alaudin Malaj, ndersa anetare do te jene Shkelqim Miri dhe Agim Bendo. Guvernatori Fullani mberriti ne gjykate rreth ores 12:00. Nderkohe para trupit gjykues ka dale sot edhe Inspektorja e Pergjithshme, Elivar Golemi, gjithashtu e dyshuar per “shperdorim detyre”. Ajo ka pretenduar se provat ndaj saj jane te pamjaftueshme, por me gjithe mbrojtjen e forte trupi gjykues nuk ndryshoi masen duke e lene ne burg. Deri me tani Apeli ka shqyrtuar masen per ish-punonjesin e Bankes se Shqiperise, Ilir Dedja. Edhe pse prokuroria kerkoi rikthimin e tij ne burg, Apeli la ne fuqi masen 'arrest shtepie' dhene me heret nga Gjykata e Tiranes. Pritet masa per anetaret e tjere te Komisionit te Inventarizimit te kartemonedhave ne Thesar, Bahri Allushin, Fatbardha Gurthin dhe Gentian Jahjan. Por nderkohe qe e gjithe vemendja eshte perqendruar tek ish-guvernatori, hetimet e organit te akuzes vazhdojne, ku pritet qe te dalin ne drite detaje te reja per supervjedhjen e 713 milione lekeve ne arken e thesarit ne Banken e Shqiperise. GOLEMI: PAMJAFTUESHMERI PROVASH NDAJ MEJE Ora 12:47- Avokati Mbrojtes i Inspektores se Pergjithshme Elivar Golemi ka thene para treshes gjykuese se arrestimi i klientes se tij eshte i paligjshem dhe se ende nuk eshte njohur me provat e prokurorise. Ndersa vete Golemi eshte shprehur se, ndaj saj ka pamjaftueshmeri provash per kete akuze. “eshte hera e pare qe kam mundesi te sqaroj pozicionin tim. Ka pamjaftueshmeri provash ndaj meje”, ka thene ajo perpara trupit gjykues. MBERRIN Ne GJYKATE ISH-GUVERNATORI ARDIAN FULLANI Ora 12:00- Ka mberritur sot ne oren 12:00 ne Gjykaten e Apelit, ish-guvernatori Ardian Fullani, per tu njohur me masen e sigurise. VJEDHJA NE BSH, SHKOJNE NE GJYKATE TE PANDEHURIT E PARE Ora 10:56- Ne Gjykaten e Apelit kane shkuar ne keto momente te pandehurit e pare qe pritet te dalin para trupit gjykues. Raportohet se ne Gjykate ka shkuar Inspektorja e Pergjithshme, Elivar Golemi si dhe ish-punonjesit e Bankes se Shqiperise, Ilir Dedja, dhe Fatbardha Gurthi.

205 views