22/11/2015

Kategori: Lajme

ISIS shfaq nje video te re. Kete here synon te rrezoje kullen Eiffel

Ne nje video te re te postuar ne internet ISIS kercenon se do te sulmoje serish Francen. Ne pamjet e titulluara “Fundosja e Frances, ku Shteti Islamik i ben thirrje xhihadisteve te “djegin” vendin sepse Franca duhet te ndjeje te njejten dhimbje te ndjejne martiret nga bombardimet ne Irak dhe Siri. “Pas masakres se 13 nentorit, do te kete nje sulm te Kulles Eifel dhe me pas te Air France”, thuhet ne mesazhin e videos se terroristeve, te cilet thone se sulmi do te jete me i keq sa ai i 11 shtatorit ne Nju-Jork k u rrezuan dy kullat binjake. Video shoqerohet me pamje te rrezimit te Kulles Eifel, qe alternohet me sulme ne Paris si dhe bombardimin e Frances ne Raqqa. Pamjet e rrezimit te kulles jane marre nga nje film, ndersa mesazhi i videos jepet ne gjuhen frenge.

988 views