20/03/2015

Kategori: Sport

Ja me cilen kenge shqipe do te hyje ne ring Haxhi Krasniqi (Video)

Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi, neser ne Rostock te Gjermanise, do te luftoje per titullin e botes ne versionin WBO, ne kategorine gjysme te rende. Do te jete Jurgen Brahmer, kundershtari i Haxhi Krasniqit. Krasniqi njihet per dashurine qe ka per Kosoven, ku pas çdo meçi, viziton Kosoven. Madje Haxhi Krasniqi, gjate meçeve te tij, ne ring ngjitet me kengen e kengetares se madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha, “Bareshen”, dhe ne meçin e neserm, do ta beje nje gje te tille. Krasniqi kur ishte ne Kosove heren e fundit, pati thene se kenga “Baresha”, eshte nje kenge qe e pelqen shume. Burimi: Indeksionline

388 views