18/02/2015

Kategori: Lifestyle

Ja si e diskriminojne anglezet nje francez me ngjyre (Video)

Nje video raciste eshte xhiruar se fundmi qe tregon disa tifoze te skuadres Chelsea duke shtyre nje njeri me ngjyre, teksa ky i fundit perpiqej qe te hipte ne tren. Mbeshtetesit e skuadres angleze te futbollit u filmuan teksa diskriminonin burrin ne stacionin Richelieu-Drouot ne metrone e Parisit naten qe shkoi. Videoja tregon nje grup burrash te bardhe qe refuzojne dhe pengojne burrin me ngjyre qe te hipe ne tren, pavaresisht hapesires se mjaftueshme ne te. Burri nervozohet dhe iu kerkon tifozeve qe ta lene te hipe, por grupi bllokon deren dhe e shtyn ate jashte, ne momentin kur ai perpiqet per here te dyte te hipe ne tren. Nje tjeter pasagjer me ngjyre largohet nga treni, pasi grupi fillon te brohorase: "Ne jemi racist, ne jemi racist, dhe kjo eshte menyra se si na pelqen”. Gjithashtu ata therrasin duke u drejtuar nga pasagjeret franceze: "Ku ishit ju ne Luften e Dyte Boterore". Chelsea ka 22 lojtare me ngjyre ose te huaj pjese te ekipit te pare. Skuadra luante me Paris Saint-Germain ne Ligen e Kampioneve mbreme. Klubi i skuadres mbeshteti kallezimin penal per ata qe u perfshine ne kete incident.Express

191 views