05/05/2015

Kategori: Sport

Juve fiton “betejen”, por jo edhe “luften” (Video)

Juventusi e ka fituar perballjen e pare gjysmefinale te Liges se Kampioneve, duke e mundur ne Juventus Stadium, kampionin ne fuqi te kesaj gare, Real Madridin, me rezultat 2:1. Ne shtepine e kampioneve te rinj italian, tifozet ishin dashamire te nje perballje te madhe, qe dhuroi shume emocione. Se ne pjesen e pare do te kemi nje loje te hapur me gola, u pa qe nga fillimi i ndeshjes. Te dy skuadrat e nisen ndeshjen me intensitet dhe qarkullim te madh topit, sa ne njeren ane, sa ne tjetren. Ishte Juventusi, qe e pare shkundi rrjeten. Luhej minuta e 9’, kur Iker Casillas nje goditje qe i shkonte ne drejtim te portes, nuk arriti ta largonte me shume se sa te kembet e Alvaro Moratas, qe ngrehi ne kembe te pranishmit ne Juventus Stadium, duke shenuar per 1:0. Pas golit te Moratas, ndeshje veç sa behej edhe me interesante. Reali nisi te perqendrohej me shume ne pjesen ofensive, ke nepermjet kembeshpejteve Ronaldo dhe Bale, tentonte te vente ne veshtiresi mbrojtjen e Allegrit, skuadra e te cilit u mundua qe me kundersulme te shpejta, te shfrytezonte hapjen e Realit. Nuk kaloi shume kohe, dhe Reali vuri baraspeshen ne rezultat ne Torino, duke gjetur golin nepermjet lojtarit me te mire ne bote per vitin 2014, Cristiano Ronaldo, qe ne minuten e 27’, nga afersia, barazoi me koke, pas nje harkimit qe mori nga James. Ky i fundit, pak minuta me vone, pati nje mundesi te arte, ku ne porten e zbrazet, me koke qelloi vetem traversen. Ne vazhdim te pjeses se pare, nuk pati ndonje rast per t’u cekur, dhe skuadrat ne pushim, shkuan ne barazim 1:1. Njejte si e para, filloi edhe pjesa e dyte. Te dyja skuadrat, kishin ide te qarta, duke filluar qe ne minutat e para te kesaj pjese, te nisin sulmet. Kundersulmet dolen te jene strategji e qelluar per Juventusin, pasi pikerisht pas nje kundersulmi te shpejte te nisur nga Tevez, erdhi edhe goli i dyte. Argjentinasi vrapoi ne gjithe fushen per te mberritur deri te zona e Realit, ku u pengua nga Carvajal, dhe fitoi nje 11 metershe. Kete 11 metersh ne gol e konvertoi vete Tevez, duke qene i sigurt perballe Casillas ne minuten e 58’ Menjehere pas golit te dyte te Juventusit, erdhen edhe zevendesimet e para. Anceltotti reagoi duke inkuadruar Chichariton ne minuten e 63’, duke nxjerre Iscon, ndersa Juventusi forcat i perqendroi ne mbrojtje, duke futur Barzagli, i cili e zevendesoi Sturaro. Perkunder disa perpjekjeve nga te dy skuadrat, rezultati mbeti i pandryshuar, dhe Juventusi e fitoi ndeshjen e pare gjysmefinale ndaj Realit me rezultat 2:1. Ndeshja e kthimit ne Santiago Bernabeu, luhet te merkuren e javes se ardhshme, ku do te mesohet se finalisti i kesaj perballje Burimi: Indeksonline

222 views