17/04/2015

Kategori: Sport

Kjo eshte deshmia e De Biasit, ja çfare pret nga CAS’i (VIDEO)

De Biasi beson se vendimi CAS’it do te jete pozitiv edhe pse e pranon se nje here jane zhgenjyer nga UEFA. Perzgjedhesi i Shqiperise, Gianni de Biasi ka folur per deshmite dhe pritjet e tij dhe te Shqiperise nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Ai gjate nje interviste per Agon Channel ka thene se kane deshmuar ne menyren me te mire per ate qe ka ndodhur ne fushe dhe jashte saj dhe se presin nje vendim pozitiv. “Mendoj se gjykata ka pasur nje mundesi te degjoj deshmite se çfare ka ndodhur me te vertete, çofte ne fushen e lojes edhe jashte saj, pra ka marre nje deshmi te plote”, tha De Biasi. Ai po ashtu tregoi edhe per deshmine e federates serbe, ku tha se kishin tre deshmitare te rinj, por pa permendur emra. “Serbet kane pasur tre deshmitare sa i perket pjeses se tyre dhe gjithsecili perpiqet te beje me te miren per interesat e tij, por e verteta mbetet vetem nje, ajo qe eshte pare ne fushe. Ne kemi dhene deshmite per te cilat kishim nevoje, nuk kishim nevoje per persona te tjere. Ishte Loriku, une dhe nje konsulent i yni qe eshte nje ekspert sa i takon. Ishim te pozicionuar mjaft mire, por do te shohim ne javet ne vijim se si do te jete vendimi”, vazhdoi ai. “Nga UEFA prisnim qe te fitonim, keshtu qe ketu duhet te ndryshojme strategji. Shpresoj qe rezultati te jete sa me pozitiv per skuadren tone. Nuk e di se kur do te merret vendimi, ndoshta nje ose dy jave, por vertete nuk e di, as avokati nuk e dinte, keshtu qe mbetemi ne pritje”, tha ne fund perzgjedhesi shqiptar. Burimi: Gazeta Express

257 views