06/04/2015

Kategori: Sport

‘Loro Boriçi’, gati per Serbine (VIDEO)

Sfida Shqiperi-Serbi do te luhet ne ‘Loro Boriqi’ te Shkodres. Shefi i investimeve te infrastruktures sportive ne FSHF, Arben Dervishaj, dhe i ngarkuari nga federata per ndjekjen e punimeve, tregon per “Top Channel” se si do te ndryshoje stadiumi aktual me projektin e ri. “Stadiumi “Loro Boriçi” do te kthehet ne nje stadium te kategorise se katert, ne te cilin mund te luhen edhe ndeshje te Champions League. Tribuna ekzistuese do te prishet teresisht, bashke me dy anesoret dhe mbi te do te ndertohet nje tribune, e cila do te kete nje kapacitet afersisht 2550 vende. Perveç kesaj tribune do te ndertohet edhe ajo anesore, e cila i mungon ketij stadiumi dhe do te kete nje kapacitet 2500 spektatore. Gjithashtu do te nderhyhet ne rikonstruksionin e tribunave ekzistuese. Sipas llogaritjeve te projektuesit, kapaciteti i ketij stadiumi do te jete 17500 spektatore”, shprehet Dervishaj. “Jemi nje muaj me vonese, por nese do te punojme minimumi me dy turne shpresojme se mund ta kapim kohen. Me pas mbetet per t’u pare, nese deri ne ate kohe do ta perfundojme te gjithin. Ndoshta ne mund te perfundojme dy fazat e para, tribunen qendrore dhe tribunat ekzistuese, ndersa nese nuk kapim afatet per tribunat e tjera nuk do te na prishte pune, pasi kapaciteti do te jete vetem 2500 spektatore me pak”, tha shefi i investimeve ne FSHF, Arben Dervishaj. Kesisoj, duke iu referuar fjaleve te shefit te punimeve ne “Loro Boriçi”, stadiumi ashtu siç eshte premtuar, do te jete i gatshem per sfiden e radhes se Kombetares sone ndaj Serbise. Burimi: Top Channel

554 views