18/10/2014

Kategori: Teknologji

Me nje Tweet te thjeshte tani mund te tranferosh para

Perdoruesit e Twitter ne France mund te transferojne para me ane te Tweets Nese jetoni ne France, heren tjeter qe deshironi ti dergoni para dikujt, kete transferim mund ta beni nepermjet Twitter. Groupe BPCE, nje nga grupet bankare me te medha ne France, po ben te mundur tranferimin e parave me ane te tweets nepermjet deges elektronike te parave - S-Money. Iniciativa u prezantua muajin e kaluar dhe mendohet ti zbulohet kete jave medias ne kryeqytetin francez - Paris. "Groupe BPCE eshte grupi i pare bankar qe i ofron individeve nje zgjidhje te tille. Me nje Tweet, mund te transferosh para," tha Jean-Yves Forel, CEO i Groupe BPCE, muajin e shkuar. Sipas tij, "iniciativa me S-Money hap nje diapazon te tere te mundesive lidhur me pagesat ne rrjetet sociale." Nje burim prane Twitter i tha Mashable se kjo ujdi nuk ishte "nje partneritet" por me teper nje ujdi me nje pale te trete, jo ndryshe nga cfare kane bere Starbucks and Amazon me Twitter duke e shfrytezuar kete te fundit per promovime te ndryshme e-commerce. Se fundmi, Twitter filloi testimin e butonit "blej" per ti dhene mundesi perdoruesve te rrjeteve sociale te bejne blerje, duke konkuruar fort me Facebook dhe one day Pininterest sa i takon hapesires se sapolindur sociale tregtare.

168 views