18/10/2014

Kategori: Teknologji

Nissan sjell makinen qe vete-pastrohet (Video)

Nissan zbuloi prototipin e ri te makines, qe nuk ka me nevoje per lavazh. Prodhuesit e makines po eksperimentojne me nje boje super-hidrofobike te quajtur Ultra-Ever Dry, qe mundeson vetepastrimin e makines. Eshte ndertuar qe te jete vecanerisht rezistente ndaj ujit dhe vajit, nepermjet bashkepunimit me UltraTech International. “Duke krijuar nje mbulese ajri mbrojtese midis bojes dhe ambientit, behet e mundur efektivisht shmangia e ujit dhe pluhurave te rruges qe krijojne shenja ndotjeje ne siperfaqen e makines”, thote prodhuesi i Nissan ne nje deklarate te fundit. Kompania thote se boja, e cila po testohet momentalisht ne Nissan Note, eshte “pergjigjur mire” ne kushtet normale te motit qe perfshijne boren (edhe te perziere me shi), ngricen dhe ujin e tepert. Nissan dhe inxhinieret do te vazhdojne te testojne bojen ne muajt e ardhshem ne qendren teknike te Nissan ne Europe. Nuk ka plane te tjera per te ofruar bojen si karakteristike standarde, por kjo konsiderohet si nje oferte qe i shtohet produktit ne marketet pas prodhimit, te cilen e zgjedh ose jo. Shikoni videon me poshte per te pare ne veprim makinen vete-pastruese.

288 views