14/02/2015

Kategori: Lajme

Pamjet e vjedhjes se bankes ne Tirane

Video e kamerave te sigurise tregon momentet e grabitjes se bankes diten e premte, ne dreke, ne afersi te Stacionit te Trenit. Tashme te sekuestruara nga hetuesit, pamjet tregojne qarte se grabitja ka qene e mireorganizuar. Ne ambientet e garazhit te bankes dalin tre persona, dy punonjes banke qe mbajne thaset te shoqeruar nga roja e sigurise i armatosur. Ne dalje te garazhit i pret nje tjeter punonjes i sigurise private. Menjehere pas kesaj tre grabitesit dalin njeri pas tjetrit duke gjurmuar nga pas punonjesit e bankes, te cilet po dergonin parate ne autoblinde. Edhe pse ne kete moment ata pikasen nga njeri prej rojeve te sigurise grabitesit marrin thaset me para, nderkohe qe ne nje moment njeri prej tyre qellon me shuplake rojen, i cili ruante pjesen e jashtme te garazhit. Kamerat me pas fiksojne daljen e grabitesve me parate. Ata kane kapuçe ne koke, ndersa dy prej tyre mbajne çanta sportive. Ne nje moment ata marrin dhe nje tjeter çante rojes, i cili eshte ne ambientet e jashtme nderkohe qe duket se kane veshtiresi ne transportin e 10 milione lekeve te grabitur. Sipas policise te dyshuarit kane kercenuar punonjesin e sigurise, i cili do te bente shoqerimin e parave dhe i kane marre automjetin e bankes duke u larguar ne drejtim te rruges Siri Kodra. Ne afersi te shinave te trenit te dyshuarit braktisen makinen e bankes ndersa nga te dhenat e policise ata jane ndihmuar nga nje tjeter automjet tip Volkswagen. Hetuesit dyshojne se nje person i 4 ka ndihmuar grabitesit te largohen pasi levizja e parave ne kembe eshte mjaft e veshtire. Edhe pse nuk ka te dhena mbi personin tjeter te perfshire ne grabitje, policia ka vetem llojin e automjetit. Deri me tani nuk ka asnje te dhene mbi identitetin e grabitesve te cilet qelluan dhe ne ajer gjate arratise. Per kete nisen kontrollet shtepi me shtepi nderkohe qe ne operacion jane perfshire dhe forcat RENEA pas dyshimeve se te dyshuarit fshihen ne zonen e Paskuqanit

378 views