18/10/2014

Kategori: Lajme

Papa bekon Shqiperine

Ne Meshen e Shenjte, bashkekremtuan me Papa Françeskun edhe 2 kardinale, 18 ipeshkvinj, 240 meshtare, 10 seminariste dhe 4 diakone.Ne hapesiren para altarit ishin vendosur nje grup te semuresh, per te cilet Papa Francesku ka gjithmone kujdes te veçante, disa te rinj te dioqezave te Shqiperise, te Kosoves dhe te Malit te Zi, si edhe nje numer personash, te ftuar nga Kisha Katolike, nder kete zyrtare te larte te shtetit, perfaqesi diplomatike ne Shqiperi, besimtare dhe persona qe i kane qendruar prane Kishes ne keto 20 vite. Te rinjte e ardhmja e vendit" Ati i Shenjte, ne prani te qindra mijera besimtareve nisi Meshen e Shenjte ne sheshin “Nene Tereza”. “'Paqe ne kete shtepi’. Nuk eshte thjesht pershendetje, eshte edhe dhurate, paqja. Duke ardhur sot mes jush te dashur motra e vellezer te Shqiperise, ne kete shesh kushtuar bijes se madhe e te pervuajtur te ketyre trojeve, Nene Terezes se Kalkutes, Deshiroj ta perseris kete pershendetje, Paqe ne shtepite tuaja, paqe ne zemrat tuaja, paqe ne Kombin tuaj”, tha Papa. Papa Françesku pasi ka bekuar popullin shqiptar, te cilin e ka cilesuar si nder popujt me te vjeter ne driten e ungjillit, ka kujtuar 40 martiret e kishes katolike, portretet e te cileve jane varura pergjate gjithe bulevardit "Deshmoret e Kombit".

165 views