18/10/2014

Kategori: Lajme

Publikohet video e sherrit Ndoka, Ndreu kunder Strazimiri

Publikohet video e dhunes ne parlament qe perfshiu deputetet e mazhorances Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri. Ne pamjet e regjistruara nga nje prej kamerave te sigurise te Kuvendit te Shqiperise, shihen qarte deputeti socialist Ndoka dhe Ndreu te cilet godasin demokratin Gent Strazimiri. Ne pamje shfaqet deputeti Strazimiri, i cili ndodhet ne dalje te salles se parlamentit duke folur ne telefon, dhe ku fillimisht i afrohet deputeti socialist Ndoka, i cili pasi e terheq nga xhaketa e godet dy here me grushte ne fytyre. Menjehere deputetet e pranishem ne hollin e Kuvendit kane nderhyre duke bere te mundur ndaljen e konfliktit. Megjithate, ne momentin kur Strazimiri dhe deputetet e tjere po kerkojne te ndalin konfliktin, nga shkallet ka zbritur deputeti Pjerin Ndreu, i cili pavaresisht se ne nje bisede telefonike per A1 Report mohoi te kete qelluar deputetin demokrat, pamjet filmike e tregojne socialistin duke tentuar te godase kolegun demokrat nga mbrapa ne koke. Por ka qene nderhyrja e deputetit tjeter demokrat, Genc Pollo, i cili ka ndaluar Ndreun te godase Strazimirin. Siç duket kjo eshte edhe prova me e forte nga ana e Prokurorise se Pergjithshme qe, krahas deshmive, provon perfshirjen e deputeteve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu ne perplasjen me deputetin demokrat Gent Strazimiri.

193 views