18/10/2014

Kategori: Lifestyle

Qyteti me i ftohte ne bote ku ende ka jete

Yakutsk, nje vend i larget siberian me 270,000 banore, eshte qyteti me i ftohte ne bote, sipas Guardian dhe raporteve te tjera, shkruan sot YahooTravel. I gjendur 3,100 milje, largesi ajrore, nga Moska, qyteti ne lindjen e larget te Rusise raporton temperatura te uleta deri ne - 49 grade. Ndersa kjo temperature kaq e ulet do te conte secilin prej nesh ne gjume letargjik, vendasit vazhdojne jeten e perditshme qe do te thote dalin jashte, te mberthyer nga koka tek kembet me xhupa me lesh e kapuce, gjera te leshta, pelice te dendura. Nje i ftohte i tille nuk eshte shaka. Pervec kohes kaq te ftohte, njerezit duhet te mposhtin mjegullen e acarte qe ta zvogelon shikimin deri ne lartesine 20-30 feet. Pavaresisht te gjitha ketyre sfidave, qyteti, i shtrire pergjate Lumit Lena, rreth 280 milje ne jug te Qarkut Arktik, eshte nje port dhe zone ku behen kerkime per diamante dhe ar si dhe nje prodhues nafte e gazi. Pranvera dhe vera jane shume te shkurtera ne kete qytet. Eshte koha kur rruget e ngrira shkrihen dhe sjellin shume balte. Vera eshte e nxehte, e shkurter dhe plot mushkonja. Keshtu ndoshta dimri duket nje opsion me i mire per keta banore.

2,282 views