08/12/2014

Kategori: Sport

Real Madrid – Celta Vigo 3 – 0. Ronaldo shenon 3 gola per rekord

Real Madrid nuk di te ndalet por vetem koleksion fitore dhe rekorde, ndeshje pas ndeshjeje dhe gol pas goli. Cristiano Ronaldo eshte lideri i padiskutueshem i kesaj super skuadre qe po mahnit te gjithe me ecurine e tij te mrekullueshme. Kjo fitore 3-0 ishte nje konfirmim i nje pune te mire te kryer nga dyshja e qendres se mbrojtjes, qe ia beri te qete mbremjen Casijas-it, vuri ne dukje saktesine e Illaramendi-t, klasin e James apo dinamizmin e Bale, deri tek Marcelo qe sherben per golin e trete te Cristiano Ronaldo. Ai vijon te jete nje shenues impresionues, ne ndjekje te cdo rekordi te mundshem, nje engjelli i veshur si djall.

198 views