05/04/2015

Kategori: Sport

Ronaldo s’eshte normal, 5 gola ne fitoren 9:1 te Realit (VIDEO)

Real Madridi triumfoi 9:1 kunder Granadas ne sfiden e zhvilluar ne Santiago Bernabeu. Skuadra mbreterore, Real Madrid, ka shenuar fitoren me te thelle te viteve te fundit ne Spanje. Reali triumfoi plot 9:1 kunder Granadas, duke shkelur kundershtarin ne cdo aspekt. Cristiano Ronaldo shpertheu ne kete takim duke shenuar plot pese gola (30’, 36’, 38’, 54’ dhe 90’), Karim Benzema shtoi dy (52’ dhe 56’), nje erdhi nga Gareth Bale (25’) dhe nje tjeter ishte autogol i Diego Mainz (83’). Golin e vetem per mysafiret e shenoi Robet Ibanez (74’). Reali tani ka 67 pike ne poziten e dyte ne renditje, nje me pak se Barcelona qe prine por qe ka nje ndeshje me pak te zhvilluar. Burimi: Gazeta Express

206 views