21/02/2015

Kategori: Teknologji

Samsung shfaq per here te pare Galaxy S6 ne nje video

Samsung ka publikuar nje video te re, e cila na jep pamjen e pare zyrtare te pajisjes se ardhshme te kompanise, Galaxy S6. Videoja e meposhtme eshte postuar ne llogarine zyrtare te Samsung-ut ne Twitter. Videoja shfaq nje profil shume te holle te pajisjes, ndersa nje ze ne sfond thote: “Jam ngazellyer nga gjerat e bukura qe me rrethojne, ato me bejne ky qe jam. Une jam Galaxy tjeter.” Ka pasur raporte te ndryshme ne lidhje me pajisjen e ardhshme te Samsung-ut, ku disa spekulojne se pajisja do te kete nje trup prej metali me ekran 5.5 inç. Jane shfaqur informacione edhe per variantin Edge te telefonit, por qe nuk jane konfirmuar akoma. Ka pasur gjithashtu informacione te pakonfirmuara qe sugjerojne se Samsung Galaxy S6 do te kete te instaluara disa aplikacione te Microsoft-it dhe nje abonim falas tek platforma Office 365. Videoja e mesiperme tregon shume pak per pajisjen e re, megjithate po terheqe shume vemendje. /krokodili.al/

309 views