18/02/2015

Kategori: Lajme

Shperthimet, Zaganjori: Nje shtet pa siguri, jo me mire se diktatura

Te lihen menjane akuzat politike per ngjarjet e fundit te vendosjes se tritolit. Kreu i Gjykates se Larte Xhezair Zaganjori ka bere kete apel mesditen e 18 shtatorit, gjate nje konference per shtyp ku nuk kane munguar as sinjalet se nevojitet me shume siguri. Sipas kreut te Gjykates se Larte nje shtet qe nuk arrin te garantoje sigurine per qytetaret e tij nuk eshte me i mire se diktatura. Tirane- “Nje nga detyrat e shtetit eshte siguria dhe ne jemi qytetare, jo vetem gjyqtaret apo prokuroret. Si media dhe ne jemi nen presionin e punes, keto fenomene e kane tronditur shoqerine, lufta ndaj krimit eshte esenciale per shtetin. Nje shprehje thote se nje shtet qe nuk eshte ne gjendje te garantoje minimum te rendit dhe qetesise, nuk eshte me e mire se diktatura”. Kjo ka qene deklarata e forte qe kreu i Gjykates se Larte Xhezair Zaganjori bere pak dite pas ngjarjeve te fundit me tritol. Sipas tij lufta kunder krimit kerkon bashkepunim politik dhe institucional. “Duhet bashkepunim mes vete politikes. Krimi nuk ka ngjyrime, kerkon bashkepunim dhe mes mekanizmave te shtetit” Ne nje analize te punes 1-vjeçare te kesaj gjykate Zaganjori permendi dhe presionin ne te cilen eshte e detyruar te funksionoje ky insitucion. Mungesa e nje trupe gjyqesore, e cila ka sjell sipas tij probleme ne shqyrtimin ne kohe te çeshtjeve. Nje gjyqtare ne Gjykaten e Larte ne vit eshte i detyruar te shqyrtoje rreth 400 çeshtje. Xhezair Zaganjori : “Duke pasur parasysh ngarkesen e Gjykates, punen e Gjykates, me ndryshimet qe jane bere ne ligjet per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte, eshte parashikuar rritja e numrit te gjyqtareve nga 17 ne 19. Mjafton te pjestohet 6000 me 17 gjyqtaret dhe dalin rreth 400 çeshtje per nje gjyqtar ne vit. Do te na ndihmonte shume sikur ky detyrim ligjor te plotesohej. Ky nuk eshte faji im por eshte problem i politikes. Mesa duket formula per zgjedhjen e anetareve te Gjykates se Larte nuk funksionon ashtu siç duhet Dosja e 21-Janarit e cila eshte derguar per rekurs ne kete gjykate ne tetor te vitit 2013 pritet qe brenda 6 mujorit te pare te ketij viti te merret ne shqyrtim nga kolegji. Mbi 11 mije çeshjte gjyqesore mbeten ende pa nje zgjidhje ne Gjykaten e Larte. Shume çeshtje datojne qe prej viti 2007.Ora News

245 views