21/02/2015

Kategori: Lajme

Skandali i pergjimeve ne Maqedoni, dalin bisedat me fyerje dhe nenvleresim per shqiptaret

Skandali i pergjimeve ne Maqedoni nuk ka lene jashte debatit edhe shqiptaret, te cilet si rezulton ne disa prej tyre, nxjerre ne pah qasjen diskriminuese dhe fyese te krereve kryesor shteteror ndaj shqiptareve ne Maqedoni. Kjo shihet qarte ne biseden midis shefit te sherbimit sekret Sasho Mijallkov me drejtuesin e televizionit Sitel, Dragan Pavloviç- Llatas, nje antishqiptar i perbetuar. Mijallkov dhe Llatas flasin ne menyre perbuzese ndaj shqiptareve duke i quajtur ‘shiptari’ dhe duke i nenvleresuar si faktore te padobishem ne skenen politike.Biseda tregon se si nuk behet asnje llogari per shqiptaret, ku diskutohet pozita e tyre e dobet dhe faktor i paperfillshem. Ja biseda nga minuta e trete e bisedes se pergjuar: Mijallkov: Tek shqiptaret eshte dobet (Kaj siptarite e slabo gledas). Ata, nuk jane fare te interesuar se cfare bejne shqiptaret. Llatas:  Jo, ata jane tani kater dhe eshte veshtire te ndodhin mbushje (votash) nga kater partite. Sepse tani nuk ka interes dikush t`u mbush kutite. Me perpara kishin interes, se maqedonasit humbisnin. Kjo eshte puna e pare. Ndersa puna e dyte eshte se ata mbushin me pas Mijallkov: Nuk mund bash te mbushin. Llatas: Shume te rendesishem jane ata tre qe i pame mbreme. Se çfare rezultati do te sigurojne. Une besoj se ne minimum 50 do ti bejme. Mijallkov: Per 50 nuk bej fjale. Une mendoj se do ti surprizojme per me shume/panorama

232 views