18/10/2014

Kategori: Lajme

Te jetosh ne qytet nen terrorin e ISIS

Nje grua e guximshme Siriane ka arritur qe nepermjet nje kamere te fshehte nen rroben e saj te tregoje realitetin e tmerrshem nen shtypjen e xhihadisteve te ISIS. Videoja eshte xhiruar brenda qytetit verior te Sirise Raqqa, i cili prej muajsh eshte nen kontrollin e ISIS. I gjithe qyteti duket i mbushur me militante te ISIS te gjithe te armatosur qe mbajne nen kontroll qytetaret duke kontrolluar çdo levizje. Pamja me shokuese ne kete video eshte nje grua qe mban ne krahe nje automatik kallashnikov, ndersa per dore mban nje femije qe po e dergon ne parkun e lodrave. Ndonese e veshur me rroben e tyre tradicionale, ferexhene, te mbuluar nga koka tek kembet, nje nga militantet qe patrullon neper qytet e pikas gruan dhe e therret per t’i thene qe te sillet me mire. Kur ajo e habitur e pyet perse, ai i thote se: ‘Mund te te shikojme fytyren. Duhet t’i kushtosh me shume kujdes mbulimit. Zoti i do femrat qe mbulohen’. Gruaja aprovon me koke dhe largohet, duke kryer keshtu nje mision ku rrezikon jeten e saj per t’u treguar te gjitheve sesa e tmerrshme eshte te jetosh ne nje gjendje te tille terrori.

301 views