18/10/2014

Kategori: Sport

Tifozi godet me stol Balen

Ndodhi ajo qe edhe pritej ne fakt.  Futbollistet shqiptare ja kane dale qe mos ta lene flamurin e telekomanduar  “Authochthonous”  te bjere ne toke por ta marrin ne duart e tyre si ajo shqiponja e cila sulet ‘plumb’  per te mbrojtur te vegjelit e saj, gjakun e saj. Flamuri me harten e Shqiperise se Madhe dhe me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin ne te eshte ne duart e kombetares shqiptare.  Kjo eshte Simbolika e Shqipes Autoktone  e cila nuk vdes kurre – ky ishte mesazhi  me i qarte i ndeshjes se djeshme. Futbollistet shqiptare u perplasen dje me serbet per flamurin shqiptar gjate ndeshjes Shqiperi-Serbi qe u zhvillua ne stadiumin “Partizani” ne Beograd. Sebepi u be nje  flamur i telekomanduar me 'Shqiperine e Madhe' dhe imazh e Ismail Qemalit, e Isa Boletinit i cili u valevit mbi fushen e stadiumit  diku nga fundi I  pjeses se pare te ndeshjes. 25 mije tifozet  serbe  shqyhen syte per te lexuar mesazhin e shkruar ne kete flamur ka shkruhej ne anglisht "Shqiperia Autoktone". Ishte mbrojtesi i skuadres serbe, Stefan Mitrovic i cili behet gati ta rrembeje flamurin shqiptar  dhe ta shqyente se bashku me futbollistet serbe. Por Mitrovic  pa nje enderr !  Reagimi i  Taulant Xhakes dhe Bekim  Bales erdhen si shigjete. Taulant Xhaka ka reaguar per xhestin ne stadium duke u shprehur “Nuk e lejova 'shkjaun' te preke flamurin”. Tifozet serbe u harbuan dhe shpejt u pane ne fushe  duke  goditur  barbarisht futbollistet shqiptare. Kjo shkaktoi nderprerjen e takimit nga gjyqtari kryesor Martin Atkinson.  Policia serbe rrethoi fushen dhe nxorri jashte huliganet serbe te cilet turperisht sulmuan edhe bankinen shqiptare. Te shqetesuar per gjendjen e lojtareve tane, te gjithe moren fryme te lehtesuar kur lexuan mesazhin e Kapitenit, Lorik Cana, ne Twitter  “Jemi mire. Shqiptaret si gjen kurre asgje. Ne pritje per te luajtur serish nese do vendoset te luhet ose do vendoset drejtesia. Futbolli eshte bere per tu luajtur dhe shijuar dhe jo per skena te tilla! Me pas  ndeshja nderpritet me vendim te UEFA e cila do te analizoje kete  ndeshje futbolli qe ne me pak se nje ore u kthye ne tension, goditje e ofendime kunder futbollisteve shqiptare. Kujtojme qe ishin tifozet serbe ata qe provokuan te paret, duke hedhur sende te forta e fishekzjarre ne fushe, e pastaj ne minute e 40' u valevit mbi fushe flamuri i 'Shqiperise se Madhe' qe shkaktoi irritimin e serbeve. Mediat kosovare shkruajne sot se flamuri i Shqiperise etnike qe u ngrit mbreme mbi fushen e Beogradit, eshte veper e shqiptareve nga Kosova qe jetojne ne Zvicer. Ndersa disa media te tjera te huaja perfshire Business Insideri jane referuar stacionit televiziv serb, RTS, sipas te cilit autori i leshimit te flamurit ishte vellai i Kryeministrit Shqiptar, Olsi Rama. RTS ka cituar Ministrine e Brendshem Serbe te kete fajesuar Olsi Ramen per fillimin e trazires.

439 views