Viktima e sulmit me acid vendos te heqe masken pas 2 vitesh (VIDEO)

Lidhur me artikullin:

Me shume se dy vite me pare ishte viktime e nje sulmi me acid ndermarre nga bashkeshortja xheloze e nje burri qe kishte takuar vetem nje here ne nje lokal nate ne Perth, Australi.

Qe prej asaj kohe, 28-vjeçarja Dana Vulin ka mbajtur maske ne fytyren e saj. Sulmi i shkaktoi djegje te grades se trete ne nje te treten e trupit.

Autorja e sulmit, Natalie Dimitrovska u denua nga drejtesia australiane me 17 vite burgim.  Dana ndjehet e çliruar nga vendimi i drejtesise, megjithate shton se ky vendim nuk do t’i ktheje me jeten e mepareshme.  “Per 2 vite e gjysme isha pa fytyre. Ndjeja se nuk kisha asgje”, rrefen ajo.

Rasti i 28-vjeçares terhoqi vemendjen e publikut dhe te shumte ishin ata qe u sensibilizuan per te. Gjate kesaj kohe ajo i eshte nenshtruar nje sere operacionesh per te rindertuar fytyren, ndersa ne shenje falenderimi per mbeshtetjen e publikut dhe kurajoje per te gjitha viktimat e ketyre sulmeve, Dana do te heqe ne nje transmetim televiziv masken qe mban prej dy vitesh.