Virusi Ebola: Sierra Leone shpall gjendjen e jashtezakonshme

 

Shtetet e Bashkuara paralajmeruan amerikanet te mos udhetojne ne Guine, Sierra Leone dhe Liberi, tre vendet e goditura me rende nga virusi i Eboles.

Qendra amerikane per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve po u kerkon amerikaneve qe te shmangin udhetimet jo te domosdoshme ne vendet e Afrikes Perendimore per shkak te shperthimit “te papare”, siç e quan ajo te Eboles.

Ne nje deklarate te bere sot, kjo qender tha se ka patur raste dhune kunder punonjesve te ndihmave ne rajon, dhe se infrastruktura e shendetit publik ne Liberi eshte teper e mbingarkuar.

Qendra amerikane per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve tha gjithashtu se te pakten tre amerikane jane infektuar, duke perfshire edhe dy punonjes te kujdesit shendetesor ne nje klinike per Ebolen.

Numri i pergjithshem i te vdekurve nga shperthimi i virusit ka arritur ne 729, duke perfshire me shume se 50 viktima te reja te raportuara qe nga e premtja e kaluar.

Zeri i Popullit