Virusi Zika: Simptomat, rreziku, trajtimi dhe parandalimi

Virusi Zika shperndahet nga pickimi i mushkonjave te infektuara Aedes genus. Virusi Zika se pari u identifikua ne fushen Zika, Afriken qendrore ne vitin 1947, sipas Mayo Clinic. Me kalimin e viteve u shpernda ne Azine verilindore dhe veriore, ishujt Paqesore dhe Amerike. Pederisa mund te jete shume i rrezikshem tek fetusi (fryti) dhe te porsalindurit, nuk eshte edhe aq i rrezikshem tek femijet dhe te rriturit.

Simptomat e Virusit Zika
Sipas Qendres per Kontroll dhe Parandalim te Semundjeve (Centers for Disease Control and Prevention (CDC)), nje prej pese njerezve te infektuar me virusin Zika do semuren. Shumica e atyre te infektuar me virusin Zika kane pak ose fare hiq simptoma dhe keshtu mund te mos jene ne dijeni se jane te infektuar me virus.

“Ata qe ndjehen te semure mund te kene ethe, skuqje, dhembje nyejve dhe skuqje te syve (konjunktivitit),” thote per Livescience.com Dr. Robert Amler, nen-president i puneve qeveritare, dekan dhe profesor i shendetit publik dhe profesor i pediatris dhe shkencave te shendetit ambiental prane New York Medical College ne Valhalla, New York.. “Keto simptoma zakonisht jane te bute dhe zgjasin vetem pak dite ose se paku nje jave.” Sipas Organizates Boterore te Shendetesise (World Health Organization (WHO), simptomat zakonisht shfaqen dy deri shtate dite pas pickimit nga mushkonja.

Rreziku nga Virusi Zika
Vdekjet dhe shtrimi ne spital i shkaktuar nga Virusi Zika jane te rralla. Fetuset (fryti) dhe te porsalindurit jane ata qe jane me ne rrezik. Gjithashtu ca defektet ne lindje jane lidhur me virusin Zika, duke perfshire ketu edhe demtimin e rende te trurit tek bebet. Sipas Pan American Health Organization, frytet ne tremujorin e pare jane me ne rrezik per defekte te lindjes nga virusi Zika. Zika gjithashtu mund te shpie gjer te deshtimi i shtatzenise.

“Rreziku i madh nga komplikimet e virusit Zika mund te jene tek foshnjat e porsalindura,” thote Amler. “Edhe pse shkaku definitiv akoma nuk eshte vertetuar, nje shtim ne numrin e te porsalindurve me mikrocefali, defekt mjaft serioz i lindjes, eshte verejt tek te foshnjat nenat e te cilave kane qene te infektuara me virusin Zika gjate shtatzenise. Virusi Zika gjithashtu mund te asociohet me sindromin Guillan-Barre tek te rrituri, nje forme e paralizes mjaft serioze.”

Edhe pse rralle, Zika mund te kaloj nga nena tek foshnja gjate lindjes. Spas CDCs, nuk jane regjistruar raste te infektimit te foshnjave permes te ushqyerit me gji.

Trajtimi i Virusit Zika
Zika diagnostifikohet pas nje serie testesh se gjakut. Nuk ka vaksina apo medikamente qe parandalojne apo trajtojne infeksionin me Zika. Nese zbulohet Zika, sipas gjitha gjasave mjeku do ju pershkruaj te pushoni mjaft shume dhe te merrni lengje sa ma shume qe ti ndihmoni trupit ta luftoj infeksionin ne menyre natyrale. Sipas Mayo Clinic, acetaminofeni dhe paracetamoli munden gjithashtu te perdoren per te ndihmuar ndaj temperatures dhe dhembjeve.

Parandalimi i Infeksionit Zika
Ka disa menyra te parandalimit te infeksionit me virus Zika. Se pari shmang udhetimit tek vendet qe jane prekur nga ky virus. “Rreziku me i madh i infektimit me virusin Zika eshte per ata qe jane te ekspozuar nga pickimi i mushkonjave tek vendet e prekura me Virus Zika,” thote Amler. “Vendet e tilla jane Puerto Riko dhe nje numer vendesh tjera ne Ameriken qendrore, Karaibet, Amerika Jugore dhe disa ishuj tjere ne pjese tropikale te botes.”

Qe nga 27 Janar 2016, lista e vendeve te prekura me virusin Zika jane Barbados, Bolivia, Brazili, Kolumbia, Republika Dominikane, Ekuadori, El Salvador, French Guiana, Guadeloupe, Guatemala, Guyana, Haiti, Honduras, Martinique, Meksiko, Panama, Paraguai, Porto Riko, Saint Martini, Suriname, U.S. Virgin Islands, Venezuela, Samoa dhe Cape Verde. Kjo liste mund te rritet pas konfirmimit te testeve laboratorike shtese te rasteve te raportuara tek rezidentet apo tek tjeret qe kane udhetuar ne vendet e prekura nga ky virus.

Nese udhetimi nuk tek vendet e prekura nuk mund te shmanget, atehere merr masa dhe parandalo pickimin nga mushkonjat qe te shmangesh infektimin. Amler sugjeron se pickimi nga mushkonjat me se miri shmanget nga vektor kontrolli (kontrollimi i agjenteve transmetues). Minimizo aktivitetin jashte ne ambiente, vesh rrobe te gjata dhe mbath çorap dhe kepuce te thella, fli ne hapesira te mbyllura dhe rrethuara me rrjet dhe perdorim zmbrapses (repellant) efektiv ndaj insekteve qe ka 20 perqind DEET, picaridin, IR3535 apo vaj te limonit eukaliptus (OLE) per te parandaluar pickimin nga mushkonjat. “Te gjithe zmbrapset (sprej) EPA-registered mund te perdoren sigurt nga shtatzenat dhe nenat qe kane femije ne gji,” thote Amler.

Kur duhet vizituar mjekun?
Vizito menjehere po qe se mendon se ti apo dikush ne familje eshte prekur me virusin Zika, veçanerisht nese keni udhetuar ne njeren nga vendet e prekura me kete virus.