Visari i peshperit Jones ne vesh: “Te dua”

Juliana dhe Valeri flasin per viziten qe kane pasur nga prinderit ne shtepi. Ata pranojne se prinderit e tyre nuk jane mesuar me kamerat dhe qeshin me reagimin e tyre.

Jona eshte duke dale nga dhoma, kurse Visari i bertet dhe i tremb. Me pas te dy perqafohen, ndersa Jona e quan “budall”. Ata bejne shaka mes tyre, teksa Visari e mban ne krah, duke ecur neper oborr.
Me vone, Visari dhe Jona shtrihen ne krevat, duke qendruar te perqafuar. Visari i kendon nje kenge dashurie, kurse Jona e ngacmon se pas ikjes se Lorit, ata jane afruar me shume bashke. Teksa perqafohen, Jona i thote: “Zhduku nga jeta ime”. Visari e pyet perse, por ajo i pergjigjet se nuk ia thote dot tani, por do t’ia thote nje dite. Visari i peshperit ne vesh “Te dua”. Ata puthen, ndersa Jona i thote serish: “Ik nga jeta ime”. Ndersa me pas te dy i thone njeri-tjetrit “te dashuroj”.

Visari çohet nga krevati kercen, teksa Jona kercen kenge popullore. Juliana dhe Enkelejdi vine ne dhome, ndersa Visari tregon per diten e pare te hyrjes ne shtepi. Ai ben batuta dhe shaka, duke treguar çdo gje sipas perceptimit te tij. Jona, Enkelejdi dhe Juliana qeshin me menyren sesi tregon Visari. Me pas biseda kalon tek banoret, qe tashme jane eliminuar nga Big Brother-i, por edhe tek eksperienca qe po kalojne ne shtepi. Jona shprehet se ky Big Brother eshte shume i veçante. Ajo thote se banoret duhet te ndihen vetem shume me fat, qe jane futur ne shtepi dhe kane qendruar aq gjate. Jona pranon se javet e para ka qene ne stres dhe bertiste per çdo gje.