Vjen ne shqip “Hapesira Mosperputhjesh” e Prof. Asoc. Dr. Nataša Gregorič Bon

Qendra e Studimeve Shoqerore e Universitetit te Nju Jorkut ne Tirane, ne bashkepunim me Qendren per Kerkime Shkencore te Akademise se Shkencave dhe Arteve te Sllovenise dhe gjithashtu Agjencine Sllovene per Veprimtari Shkencore kane sjelle botimin ne shqip te librit “HAPESIRA MOSPERPUTHJESH, Etnografi hapesire dhe vendi ne fshatin Dhermi/Drimades, Shqiperia e Jugut” nga Prof. Asoc. Dr. Nataša Gregorič Bon.

 

Ms. Maša Šiftar, Deputy Ambassador of the Republic of Slovenia in Tirana.
Ms. Maša Šiftar, Deputy Ambassador of the Republic of Slovenia in Tirana.

Ne eventin e promovimit te ketij libri te perkthyer ne shqip, i cili u mbajt me 13 Nentor 2015, ne oren 16:00 ne biblioteken e Universitetit te Nju Jorkut ne Tirane (Rruga Kodra e Diellit, Selite, Tirane), ishin te ftuar ne prezantimin e tij: Dr. Armanda Hysa nga Departmenti i Etnologjise, Qendra e Studimeve Albanologjike; Prof. Dr. Romeo Hanxhari, Fakulteti i Historise dhe Filologjise, Universiteti i Tiranes; Dr. Kristaq Jorgji, anetari i Komunitetit Himariot dhe Shoqata Bregdeti; dhe Enea Kumi, nga Dhermiu.

Me rastin e ketij bashkepunimi Slloven-shqiptar ne kuader te veprimtarive shkencore, evenimentin e pershendeti edhe Zj. Maša Šiftar, Zevendes ambasadore e Republikes se Sllovenise ne Tirane.

Permbajtja e perkthimit te librit HAPESIRA MOSPERPUTHJESH, bazohet ne gjurmimet antropologjike njevjeçare mes viteve 2004 dhe 2005. Libri ben pjese ne fushen e antropologjise hapesinore dhe trajton çeshtjet e caktimit te parreshtur te hapesires dhe vendit ne fshatin Dhermi (zyrtarisht, emertimi shqiptar) apo Drimades (lokalisht, emertimi grek) ne zonen e Himares ne Shqiperine e Jugut.

DSC_0745Libri analizon ne menyre te hollesishme proceset e zhvendosjes dhe ridefinimit te kuptimeve te lidhura me fshatin Dhermi dhe banoret e tij. Nepermjet biografise se vendasve, historive mbi te kaluaren e fshatit, deklaratave retorike dhe bisedave te perditshme, permbajtja e vepres tregon se kuptimi i fshatit dhe i vendasve vendoset ne levizjet e tyre si dhe ne kontaktet me vendet dhe njerezit e tjere. Tema mbizoteruese e monografise eshte pra gjurmimi i menyrave se si njerezit nepermjet procesit te udhetimeve te parreshtura, shpernguljeve dhe kontakteve me njerez dhe vende te tjera, rikrijojne dhe riprodhojne poziten e fshatit, si dhe poziten e tyre ne fshat.