‘Vritini shqiptaret’. Koret qe cuditen Spanjen

“Vritini shqiptaret”, ky eshte titulli i zgjedhur nga e perditshmja me e madhe sportive spanjolle, “Marca”, per te pasqyruar reagimin e Federates Shqiptare te Futbollit. Ne artikullin e saj, sportivja iberike raporton komunikaten e FSHF-se, e cila te merkuren ne mbremje beri te ditur te gjitha detajet e asaj qe ndodhi ne Beograd, ku “Marca-s” i kane bere me shume pershtypje raportimet per koret diskriminuese nga ana e tifozeve serbe, qe kendonin: “Vritini shqiptaret, vdekje shqiptareve” qe jane pasqyrimi me i mire i nje ambjenti armiqesor dhe agresiv.
Gjithashtu “Marca” duke ju referuar FSHF-se, evidenton se ne perfundim te ndeshjes, futbollistet e kombetares shqiptare nuk u goditen vetem nga tifozet serbe por gjithashtu dhe nga steward te sigurise dhe forcat speciale.