Walcott: “Tani jam me i forte se ne sezonet e kaluara”

Lidhur me artikullin:

Theo Walcott me ne fund ka gjetur veten. Me sakte, versionin e tij me te mire. Ai mendon se tashme ka ndryshuar teresisht krahasuar me sezonin e vjetshem me plot veshtiresi. Sulmuesi anglez i Arsenal te shtunen dha nje shkendije te forte duke shenuar golin e dyte te “Topçinjve” ne derbin e Londres kunder Chelsea (3-0). Ndalesa e radhes e Arsenal ne grupin A te Champions League do te jete Basel, kunder te cilit Arsene Wenger me djemte e tij do te perpiqen te bejne diçka me shume se barazimi 1-1 me PSG ne ndeshjen e pare. Tekniku francez mund t’ia dale, sepse edhe Walcott eshte gati.

“Fundi i sezonit te kaluar qe i veshtire per mua. Nuk pata shume shanse per te luajtur”, – tha Walcott sot ne konferencen per shtyp para perballjes me zviceranet. “Kam folur me shume njerez dhe zgjova diçka ne sistemin tim. Jam krejtesisht ndryshe tani. Thjesht dua te bej me mire, pas besimit te madh qe njerezit kane tek une. Mbase ne te kaluaren kam menduar me shume per te tjeret se per veten dhe mendoj se e gjitha qe duhet bere eshte ekuilibrimi i duhur i gjerave. Gjithnje ka ulje dhe ngritje, por vlen e tashmja dhe po me ec mire”, – shtoi anesori para gazetareve.