Watzke: “Jurgen Klopp nuk do te largohet nga drejtimi i skuadres”

Lidhur me artikullin:

Borussia Dortmund kerkon t’i jape nje zgjidhje krizes qe ka perfshire verdhezinjte, dhe per ta bere dicka te tille bordi drejtues i klubit organzoi nje mbledhje urgjente per te diskutuar gjere gjate te gjitha problemet qe po has Dormtund. Kreret me te larte te skuadres gjermane paraqiten ne tryeze nje plan te ri per te hedhur pas kraheve krizen. Lidhur me ato cfare u diskutuan ne mbledhjen e bordit te klubit foli per mediat drejtori i pergjithshem i Dortmund, Hans Joachim Watzke. Ky i fundit saktesoi edhe njehere tjeter faktin se trajneri Jurgen Klopp mund te vazhdoje i qete punen e tij ne krye te Borussia pasi ka besimin e plote nga te gjithe drejtuesit e klubit.

Edhe pse Dortmund aktualisht kur ka perfunduar faza e pare e kampionatit ndan se bashku me Freiburg vendin e fundit ne Bundeslige, Watzke theksoi se te gjithe ne klub jane te bindur se skuadra do te dale nga kjo situate e veshtire dhe dicka te tille do ta beje me Jurgen Klopp ne drejtim. Vetem pak kohe me pare trajneri yne u vleresua nga te gjithe si nje gjeni ndersa tani nje pjese e ketyre njerezeve kerkojne shkarkimin e tij dhe dicka e tille me duket totalisht e padrejte, vijoi me tej ne intervisten e tij Watzke. Ne lidhje me rezultatet e dobeta 55-vjecari gjerman, deklaroi se lojtaret e Dortmundit nuk jane mesuar me deshtimin dhe nuk po arrine te reagojne pasi u duket dicka e pazakonte qe ekipi momentalisht lufton per t’iu larguar zones se renies nga kategoria.