Watzke: “Ne asnjehere nuk do ta largojme Klopp”

Lidhur me artikullin:

Eshte skuadra e tij renditet ne vendin e 17 te Bundesliges, trajneri Jurgen Klopp mund te rri i qete persa i perkete punes se tij ne Dortmund. E ka siguruar kryetari i bordit drejtues te skuadres, Hans Joachim Watzke. “Ne asnjehere dhe per asnje arsye nuk do te largojme nga detyra trajnerin tone Jurgen Klopp. Ai ka merita te medha ne ate cfare ne kemi arritur ne vitet e fundit. Ne asnje moment ne nuk do ti tregojme deren atij. Ai eshte Borussia Dortmund”, ka deklaruar Watzke. Por drejtuesi i Dortmund edhe pse del ne mbrojtje te trajnerit, duket sikur ka hequr dore nga kompeticionet europiane. “Mundesite qe ne sezonin e ardhshem te luajme ne kompeticionet europiane eshte pothuajse zero. Eshte nje mision pothuajse i pamundur qe ne te arrijme nepermjet Bundesliges dicka te tille”. Watzke nuk deshiron qe te fajesoje largimin e Robert Lewandowski si shkaktarin e krizes qe ka perfshire te gjithe skuadren. “Largimi i Robert ishte nje minus i madh por nuk eshte ai shkaktari i kesaj krize. Edhe nese largohet nga skuadra nje nga sulmuesit me te mire ne bote, nuk eshte ky shkaku per te rene nga vendi i dyte ne te 17. Ai edhe nese do te ishte ne skuader i vetem nuk do te mund te bente asgje”, ka perfunduar Watzke.