Wenger: “Jam i frikesuar se cfare do te ndodhe kur te largohem nga futbolli”

Lidhur me artikullin:

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger ka pranuar se eshte i frikesohet daljes ne pension dhe nuk arrin te kuptoje se si trajnere te tjere si Sir Alex Ferguson ka arritur te menaxhoje dhe administorje aq mire pershtatjen me jeten pas futbollit. Wenger ka mbajtur drejtimin e “Topçinjve” qe prej gati 20 vitesh, me kontraten e tij qe eshte ne prag te skadimit ne perfundim te sezonit. Por 66-vjeçari nuk duket gati qe te largohet, duke e krahasuar dashurine e tij me sportin me ate te nje fiksimi.

“Ka qene jeta ime dhe te them te drejten jam i frikesuar nga ajo dite. Sa me shume do te pres, aq me e veshtire do te jete, edhe me e veshtire do te jete qe te heq fiksimin”, deklaroi Wenger ne nje interviste per nje liber te ri qe do te titullohet “Ndryshuesit e lojes”.

“Pasi Alex u terhoq per te dale ne pension, ne u ndeshem me ata ne Manchester, dhe pas ndeshjes ai me dergoi nje mesazh nepermjet te cilit me ftoi te pinim nje birre. E pyeta: A te merr malli? Ai u pergjigj: Aspak. Nuk arrita ta kuptoje ate. Eshte nje boshllekn ne jeten tende, veçanerisht kur ke jetuar te gjithe jeten tende duke pritur per ndeshjen e ardhshme dhe duke u perpjekur ta fitosh ate”, u shpreh Wenger.

Trajneri i Arsenal shpreson te drejtoje Topçinjte drejt atij qe do te ishte titulli i tij i katert kampion ne Premier League, para se te perfundoje karrieren, por ai eshte treguar shume i rezervuar ne shpenzimin e parave per te perforcuar ekipin kete vere.

Trajneri francez, perkundrazi ka insistuar, madje duke thene se nje trajner duhet i perdore parate e klubit, njelloj sikur te ishin te tijat.

“Personalisht besoj se menyra e vetme per te qene nje trajner-menaxher i mire eshte qe te shpenzosh parate e klubit njelloj sikur te ishin te tuat. Nese nuk e ben, pastaj mund te behesh shkaktar i gabimeve te renda financiare. Te duhet te marresh vendime te rendesishme dhe besoj se duhet t’i trajtosh sikur te ishin parate tuaja, njelloj sikur te ishe presidenti i klubit dhe duhet te identifikohesh plotesisht me klubin. Nese nuk vepron keshtu, mendoj se nuk do te zgjatesh shume”, tha Wenger.

Wenger mendon gjithashtu se pagesat e tepruara te futbollisteve shume shpejt ne karrieren e tyre mund te vrasin oreksin, para se lojtaret e rinj te shfaqin cilesite e tyre me te mira ne nivelet e larta.

“Kam luftuar te gjithe jeten time qe futbollistet te fitojne para, por kur i paguan ata para se ata te prodhojne, kjo gje do te vrase oreksin e tyre. Kam frike se tashme ne kemi futbolliste 17-vjeçare, U-18, te cilet fitojne 1.2 milione euroe ne vit. Kur Ian Wright fitonte aq shume, ai kishte shenuar gola dhe kishte rrezikuar shume duke dhene maksimumin. Tani, qe para se te fillojne, ata jane milionere, nje lojtar i ri qe ende nuk ka luajtur”, perfundoi Wenger.