Wenger ne stolin e Anglise? Ja pergjigja e teknikut francez

Lidhur me artikullin:

Arsene Wenger duket sikur do te jete gjithnje emri me i lakuar ne medie si trajner i kombetares angleze, sa here stoli i “Tre luaneve” mbetet bosh. Tekniku i Arsenal, megjithate, historikisht u ka dhene fund shpejt spekulimeve, ashtu si edhe kesaj here, kur Sam Allardayce u pushua nga puna prej Federates Angleze me vetem nje ndeshje ne krye te skuadres. Aktualisht, Gareth Southgate ka marre “frenat” e perfaqesueses per kater ndeshje. Wenger, i cili kete fundjave ploteson 20 vite ne klubin londinez, ka theksuar se nuk ka ndermend te heqe dore nga puna e tij aktuale per te nisur diçka te re tek Anglia.

Kontrata e teknikut ne “Emirates Stadium” perfundon ne qershorin e ardhshem, por kjo nuk e ben francezin te nxitohet. Duke folur pas fitores 2-0 ndaj Basel ne Champions League, ai mohoi kategorikisht kalimin te kombetarja britanike.

“Kjo ishte nje surprize e madhe. Kush do ta kishte parashikuar kete 48 ore me perpara? Askush, por ne Angli gjithnje ka plot surpriza. Shihni, sigurisht qe me vjen mire qe permendem si alternative, por prioriteti im ka qene gjithnje ky klub. Deri ne fund te sezonit jam ketu dhe plotesisht i perqendruar me kete pune. E kam thene shume here se prioriteti im ka qene Arsenal”, – u shpreh Wenger.