Wenger nuk dorezohet per Draxler. Ofron 43 milione paund

Lidhur me artikullin:

Per mesfushorin Julian Draxler Kampionati Evropian perfundoi me humbjen e Gjermanise ndaj Frances (2-0) ne gjysmefinale, por ai do te “luaje” ne nje tjeter turne, ku do te kete ndeshje pafund deri ne fund te gushtit. Behet fjale per merkaton e veres

Te enjten mbrema mesfushori i Wolfsburg nuk pati sukses ndaj Frances ne gjysmefinalen e “Euro 2016”-s, duke deshtuar te beje diçka per t’u mbajtur mend, por trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, eshte mjaftuar me performancat e 22-vjeçarit gjate sezoneve te tij te fundit ne Bundeslige. Keshtu, duke iu referuar gjigantit mediatik amerikan “ESPN”, klubi anglez eshte gati te ofroje 43 milione paund per gjermanin. Draxler ishte nje synim i “Topçinjve” edhe ne sezonin e shkuar, por ai zgjodhi “Ujqerit” duke firmosur kontrate 5-vjeçare serish ne Bundeslige.

Gjithsesi, trajneri Wenger nuk dorezohet dhe do te beje gjithçka per ta joshur kampionin e botes per t’iu bashkuar skuadres se tij ne “Emirates Stadium”. Draxler do te gjente ne Londer tre gjermane te tjere, Per Mertesacker, Mesut Özil dhe Serge Gnabry.