Wenger: “Të ardhmen time e zbuloj shumë shpejt”

E ardhmja e Arsene Wenger mbetet ende enigmë, që pas largimit të tij nga Arsenali. Trajner francez, që qëndroi për 22 vite me radhë në krye të “Topçinjve” ka ende shumë energji për të drejtuar në rang klubesh.

Luaj Online Kliko Ketu lottosport.com.al

“A do të drejtoj një klub sezonin e ardhshëm? Është një pyetje, që duhet t’i përgjigjem brenda 15 ditëve të ardhshme. Kam ende dëshirë për të qenë trajner. Çfarë më shtyn? Është diçka që vjen nga brenda meje, është adrenalina e trajnerit për të përjetuar një ndeshje të bukur futbolli dhe për t’i ndarë emocionet me të tjerët.”

 

Janë të shumta hipotezat, që e çojnë Wengerin deri në Azinë e Largët, në futbollin kinez apo atë japonez. Gjithsesi, duhet pritur jo më shumë se dy javë për të mësuar destinacionin e një prej trajnerëve më të spikatur në futbollin europian.