West ham ne kerkim te nje sulmuesi. Kerkohet Mario Manduzkic

Lidhur me artikullin:

Ai eshte sulmuesi i çastit te Juventus: sa here gjen rrugen e rrjetes, rrjedhimisht bardhezinjte sigurojne fitoren. Po flasim per kroatin Mario Mandzukic, fati i te cilit duket se eshte vendosur qe tani. West Ham, sipas britanikes “The Sun”, mund te jete destinacioni i tij i ardhshem, pasi ka shume interes per ta transferuar ne Premier League. Deri tani 30-vjeçari ka provuar te luaje ne Gjermani, Spanje dhe Itali, keshtu qe ishulli do te ishte nje alternative ideale per t’i dhene forme nje karriere plot aventura.

Deri tani, West Ham ka vuajtur shume per te gjetur rrjeten, duke shenuar vetem 13 gola ne kampionat, dy me shume se Swansea, skuader e cila rrezikon renien nga kategoria. Trajneri Slaven Bilic eshte gati te beje nje levizje per Mandzukic-in, me te cilin ka punuar kur drejtonte kombetaren e Kroacise. Ish-ylli i skuadrave si Wolfsburg, Bayern dhe Atletico Madrid kete sezon ka shenuar tre gola ne 12 paraqitje per kampionet e Italise. Pikat e tij te forta jane lufta ne ajer dhe puna ne mbrojtje.