WhatsAppi behet falas, nuk do te prezantoje me reklama

Whatsapp ka shapllur se do te heqe dore nga tarifat e abonimit, duke e bere sherbimin falas per kedo. Me mire ende, aplikacioni nuk do tú shfaqe me reklama perdoruesve, pavaresisht se keto ndihmojne me mire ne lidhjen e perdoruesve me bizneset dhe organizatat.

Ndryshimi, i publikuar ne nje postim zyrtar ne blog te Henen, e heq tarifen qe u ngarkohej disa perdoruesve nje vit pas perdorimit.

“Per shume vite, ne u kemi kerkuar disa perdoruesve te paguajne nje tarife per perdorimin e WhatsApp-it pas vitit te tyre te pare. Dhe gjate viteve te rritjes, kemi kuptuar se kjo politike nuk ka funksionuar mire,” lexohet ne postimin e blogut.

Tarifat do te hiqen nga versione te ndryshme te WhatsApp “gjate jave te ardhshme.” Whatsapp eshte shume i vetedijshem se te “godase” burimin e vet te vetem te te ardhurave do te ngrinte pyetje rreth reklamave te te treteve. Por kompania ka nje ide tjeter.

“Duke nisur nga ky vit, ne do te testojme mjete qe ju lejojne ju te perdorni Whatsapp-in per te komunikuar me bizneset dhe organizatat prej te cilave doni te degjoni. Kjo do te thote te komunikoni me banken tuaj nese nje transaksion i fundit ishte mashtrim, ose me nje linje ajrore rreth nje fluturimi te vonuar,” lexohet gjithashtu ne blog.

Ne vleresojme se Whatsapp do te tarifoje organizatat dhe bzneset per vendosjen e ketyre kanaleve me perdoruesit e tij nepermjet ketij sherbimi, pavaresisht se detajet nuk jane bere ende publike. Whatsapp i cili u ble nga Facebook per 16 miliarde $ ne Shkurt te 2014-s, momentalisht ka “perafersisht” 1 miliarde perdoruese, sipas postimit. CEO dhe bashkethemeluesi i Facebook Zuckerberg ka thene ne raste te ndryshme qe ai pret qe sherbimi te arrije kete objektiv.

/Ky artikull u publikua me pare te Business Magazine Albania.