Williams mbreteresha e US Open

Serena Williams eshte serish mbreteresha e U.S Open, per here te gjashte ne karriere. Tenistja amerikane fitoi titullin e 18 Grand Slam ne karrieren e saj pas nje suksesi te paster 2-0 ndaj Caroline Woazniackit, duke barazuar keshtu ne numer trofesh dy legjenda te tjera te tenisit boteror, si Martina Navratilova dhe Chris Evert. Raketa numer 1 e botes tregoi dhe ne finale formen e jashtezakonshme duke mos leshuar asnje set gjate gjithe turneut e per me teper duke qene e jashtezakonshme ne sherbim. Caroline Wozniacki, e cila ishte mundur pese vjet me pare nga ana e Kim Clijsters ne finale serish nuk mundi te shijonte suksesin.
Danezja beri dy here faull te dyfishte qe ne gamen e pare qe sherbente duke lejuar Serenan te shkeputej menjehere ne 2-0. Rezultati u thellua me tej ne 5-2 me game, Wozniacki mbrojti sherbimin per 5-3, por Serena me pas sherbeu me sukses per setin e pare te cilin e mbylli me rezultatin 6-3. Dhe seti i dyte nisi menjehere me nje game me break per Serenan, qe per pak sa nuk u shkeput ne 3-0 por Wozniacki, arriti te ruaje sherbimin duke qendruar ne ndeshje. Gjithsesi Serena nuk kishte ndermend te leshonte dhe arriti te mbylle pa shume probleme dhe setin e dyte me te njejtin rezultat 6-3, per fitoren e gjashte ne U.S Open, 15 vjet pas te pares. Nderkohe ne fund te ndeshjes, bashke me Serenan ne fushe u bashkuan dhe Navratilova dhe Evert, qe i dhuruan asaj nje byzylyk floriri te “Tiffany” prej 18 karatesh, aq sa numri i trofeve te fituar ne karriere prej tenisteve.