Williams – Wozniacki ne finalen e US Open

Do te diskutohet mes Serena Williams dhe Caroline Wozniackit, finalja e madhe e Us Open ne kategorine e femrave. Numri 1 i Botes dhe tenistja daneze do te perballen keshtu per here te 10-te me njera-tjetren ku ne 9-te takimet e meparshme amerikania ka arritur te fitoje plote 8-te. Gjithsesi ne kete edicion te grand-slamit New-Yorkez, Woniacki do te kete mundesi te hakmerret per ate humbje te tre viteve me pare ne gjysmefinalet e turneut ku Serena me pas u mund ne finale nga australiania Samanta Stosur. E pati thjeshte nje shetitje kampionia ne fuqi sfiden e saj perballe tenistes ruse Ekaterina Makarova. Numri 18 ne renditjen e WTA qe perpara kesaj ndeshjeje nuk kishte humbur asnje set ne kete edicion te US Open, nuk arriti ti bente rezistence tenistes vendase, me Williams qe leshoi vetem 4 game gjithsej ne kete perballje. Ne rreth 1 ore loje 32-vjecarja e lindur ne Michigan arriti te impononte ritimin e saj ndaj Makaroves duke e mbyllur ndeshjen 2-0 me sete me shifrat 6-1, 6-3. Deri ne gjysmefinalet e turneut zgjati edhe endrra e tenistes kineze Shuai Peng. Perballe nje Caroline Wozniacki ne superforme 28-vjecarja aziatike nuk mund te bente asgje duke u dorezuar pa kushte. Seti i pare shkoi ne barazi totale dhe fale fitores me shifrat 7-1 ne tiebreak tenistja daneze arriti te fitonte ate. Gjithsesi nje demtim kushtezoi jo pak lojen e Peng, dhe me rezultatin 4-3 ne favor te Wozniackit ne setin e dyte, tenistja kineze i komunikoi arbitrit kryesor terheqjen e saj nga ndeshja, duke i hapur rrugen ish numrit 1 te Botes drejt finales se madhe te US Open. Mesa duket ndarja nga golfisti i njohur Roi Mcll’Roi i ka bere mire Wozniackit pasi me ritmin qe po shfaq ne cimenton New-Yorkeze, shume shpejt mund te jete ajo serish numri 1 i Botes, edhe pse ne finalen perballe Williams shanset e tenistes skandinave jane te pakta, pasi Serena nuk do te lejoje qe kete vit ti shpetoje nga duart nje tjeter turne slam.