Williamson: Prova te mjaftueshme per krime kunder njerezimit

Prokurori kryesor i grupit hetues te Bashkimit Evropian, Clint Williamson, mbi pretendimet e te derguarit te Keshillit te Evropes, Dick Marty per trafikim organesh dhe krime lufte ne Kosove, ka thene sot ne Bruksel se “eshte perballur me sfida per mbledhjen e provave per te deshmuar akuzen per trafikim organesh”.
Por, sipas zotit Williamson, kjo nuk nenkupton se grupi hetues ka hequr dore nga ky pretendim. Ai ka thene se hetimet do te vazhdojne, meqe ekziston dyshimi se nje krim i ketille ka ndodhur ne shkalle te kufizuar.
“Ka shenja bindese qe kjo praktike ka ndodhur ne nje shkalle shume te kufizuar dhe qe nje numer i vogel njerezish jane vrare me qellimin e nxjerrjes dhe trafikimit te organeve te tyre”, ka thene zoti Williamson.
Ai ka paralajmeruar nderkaq ngritjen e aktakuzes kunder disa zyrtareve te larte te ish Ushtrise Çlirimtare te Kosoves per “shkelje te renda te se drejtes nderkombetare humanitare, duke perfshire krimet kunder njerezimit dhe krimet e luftes”.
Kryeprokurori Williamson tha se “viktimat e ketyre krimeve ishin kryesisht serbe, rome dhe pakica te tjera, por gjithashtu shqiptare te Kosoves, te cilet u etiketuan si kolaboracioniste te serbeve ose te cilet ishin thjeshte kundershtare politik te udheheqesise se UÇK-se”.
“Elemente te caktuar te UÇK-se qellimisht i vune popullsite pakice ne shenjester me veprat e persekutimit qe perfshinin vrasje te paligjshme, rrembime, zhdukje te detyruara, burgime te paligjshme ne kampe ne Kosove dhe ne Shqiperi, dhune seksuale, forma te tjera te trajtimit çnjerezor, zhvendosje me dhune te individeve nga shtepite dhe komunitetet e tyre si dhe perdhosjen dhe shkaterrimin e kishave dhe vendeve te tjera fetare”, tha kryeprokurori.
Sipas tij, e gjithe kjo rezultoi me “spastrimin etnik te sasive te medha te popullsive serbe dhe rome nga ato rrethina ne anen jugore te lumit Iber ne Kosove, me perjashtim te disa enklavave pakicash te shperndara”.
“Ne besojme se provat jane bindese qe keto vepra nuk ishin vepra te individeve batakçi, te cilet kishin vepruar sipas deshires se vet, por ishin vepra te kryera ne menyre te organizuar dhe ishin miratuar nga individe te caktuar, ne nivelet me te larta te udheheqesise se UÇK-se”, tha zoti Williamson.
Ai shtoi se ekipi hetues ka konstatuar se keta individe kane vene ne perdorim elemente te caktuara te UÇK-se, “te ushtrojne dhune per te fituar fuqine politike dhe pasuri personale per veten e tyre”.
Megjithate, zoti Williamson tha se te gjitha gjetjet qe dolen pas tre vjet hetimesh do te mbeten te vulosura, deri ne finalizimin e punes per funksionalizimin e Gjykates se Posaçme per krime lufte.
Themelimi i kesaj Gjykate eshte miratuar nga Kuvendi i Kosoves ne muajin prill te ketij viti.
Kjo natyrisht do te ndikoje edhe ne ngritjen e aktakuzes, me qellimin qe, siç u tha, te sigurohen standardet me te larta per nje proces gjyqesor te paanshem dhe transparent.
“Kjo eshte nje situate e pazakonte, ne fakt e pa-precedent ne drejtesine nderkombetare, ku zyra e prokurorit te posaçem eshte e themeluar, me pergjegjesi te plote per te zhvilluar hetime dhe mandat per te ngritur aktakuze, por pa nje gjykate ku mund te deponohen keto aktakuza”, tha Williamson.
Nje vemendje te posaçme Williamson ia kushtoi asaj qe ai e quajti klime te frikesimit te deshmitareve, duke thene se “ka pasur perpjekje per ta penguar gjithe procesin hetimor” qe prej fillimit te punes se grupit hetues, permes nderhyrjes te deshmitaret.
Ne raportin e zotit Marty, te publikuar ne dhjetor te vitit 2010, pretendohej se perfaqesues te larte te ish Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, perfshire ketu edhe kryeministrin ne largim, Hashim Thaçi, ishin te perfshire ne krim te organizuar gjate luftes ne Kosove.
Prishtina zyrtare kishte hedhur poshte te gjitha pretendimet e ngritura, duke ofruar bashkepunim ne zhvillimin e hetimeve mbi keto pretendime.
Te njejtin hap e kishte bere edhe Tirana zyrtare, duke qene se veriu i Shqiperise, ne kufi me Kosoven, ishte permendur si lokacion i mundshem ku eshte zhvilluar “tregu i zi i trafikimit te organeve”.
Ndryshe, sherbimi i zotit Williamson si kryeprokuror i grupit hetues merr fund me 23 gusht te ketij viti.
Duke u pergjigjur ne kritikat jo te pakta se i gjithe ky proces eshte sulm mbi luften e Kosoves per liri, Williamson tha se te tilla portretizime kane ardhur nga ata njerez qe per synim kane te mbrojne veten e tyre dhe se ky hetim dhe çdo akuze qe del nga ai eshte i drejtuar te veprimet penale te individeve dhe jo te UÇK-se si teresi.