Wilmots kunder te gjitheve: “Nuk ndryshoj formacion per shkak te mediave”

Lidhur me artikullin:

Trajneri i Kombetares se Belgjikes Marc Wilmots u shfaq disi i nervozuar perpara mediave. Tekniku i Djajve te Kuq, u shpreh se skuadra e tij eshte vene nen presion qe nga fillimi i ketij kompeticioni nga ana e mediave, por pavaresisht kesaj Wilmots ka besim se ne takimin e radhes Belgjika do te dije te beje nje paraqitje akoma dhe me te mire se ajo ndaj Kombetares Italiane:

“E verteta eshte se media na ke vene nen presion dhe kjo ka ndikuar jo pak ne radhet e ekipit. Shume njerez harrojne qe kualifikimi i Belgjikes per ne “Euro 2016″ eshte kurorezimi i nje pune intensive, qe ka zgjatur plot kater vjet. Une kam besim te plote tek futbollistet e mi, por media dhe tifozet nuk duhet te presin qe ne te dalim kampione europe, pasi rivaliteti eshte i madh”

Me tej tekniku 47-vjecar vuri theksin se 2 takimet e radhes jane vendimtare per “Djajte e Kuq”. Pavaresisht humbjes me Italine, Wilmots u shpreh se nuk do ta ndryshoje formacionin per takimin ndaj Irlandes:

“Formacioni do te jete po ai qe ishte ndaj Italise. Kam besim tek futbollistet e mi. Te gjithe e dime se ne futboll mund te ndodhe gjithcka, por jam besim plote se ne dy takimet e radhes do te arrim te dalim fitues”