Wladimir Klitschko zbulon boksierin e ri qe do “pushtoje” boten

Lidhur me artikullin:

Kampioni i padiskutueshem ne boks, Wladimir Klitschko ka thene se britaniku, Anthony Joshua eshte boksieri me premtues ne bote qe ai ka pare ne kete moshe.
Boksieri nga Londra, 25 vjeçar, eshte i pa mposhtur ne 13 meçet e tij, qe nga koha qe ka hyre ne boksin profesionist pas triumfit ne Lojerat Olimpike ne vitin 2012, kur kishte fituar medaljen e arte.
Klitschko, i cili ka stervitur me Joshuan, ka thene: “Joshua ka kualitetet qe jo shume boksier i kane pasur, ai vertete ka potencialin qe te jete nje yll shume i madh ne boks”.

Ne maj, Joshua kishte mposhtur amerikanin, Kevin Johnson, te cilin nuk kishte arritur ta ndalte askush ne 36 meçet e fundit.
Klitschko, qe luften e tij te radhes e ka ndaj britanikut, Tyson Furyt ne tetor, ka thene se ishte impresionuar edhe me sjelljen e Joshuas.
“Anthony i ka te gjitha aftesite qe te jete ai kampioni i madh si brenda, por qe eshte ndoshta edhe me e rendesishme edhe jashte ringut”, ka thene Ukrainasi.
Kampioni i cili nuk ka humbur pothuajse ne 11 vite, nuk e ka perjashtuar mundesine qe nje dite te luftoje me te.
“Ai ka nevoje te permiresohet edhe pak dhe ndoshta do te ndodhe, nese do mund te qendroje ketu ku jam tani. Nuk mund te me kaloni mua aq thjesht sepse qe shume vite jam duke i mbajtur titujt, pra nese deshironi qe te arrini mbi nivelin tim, atehere duhet te me kaloni mua se pari”, eshte shprehur Klitschko.

Burimi: Indeksonline