Wolfsburg kerkon lojtarin e Atletico Madrid

Skuadra e Wolfsburg ne Bundeslige ka objektiva te larte kete sezon. Wolfsburg deshiron te kualifikohet ne zonen e Champions League dhe per kete arsye po afron futbolliste cilesore. Synimi i radhes eshte francezi i Atletiko Madrid, Josuha Guilavogui. 23 vjecari qe luan ne mesfushe ka nje kontrate me kampionet e La Liga deri ne vitin 2018 dhe sezonin e kaluar ishte i huazuar te skuadra e St. Etienne ne France. Guilavogui ka zhvilluar 5 ndeshje me perfaqesuesen franceze dhe sipas trajnerit Deschamps ai eshte nje lojtar me te ardhme. Wolfsburg mund ta marre ne huazim per nje sezon me opsionin per ta blere perfundimisht veren e ardhshme. Se bashku me Luiz Gustavo, Guilavogui do te formonte dyshen ne repartin defensiv te mesfushes.