Xhevahir Sukaj ben te enderrojne tifozet e Partizanit. “Ne Janar besoj se do te jem i kuq”

Lidhur me artikullin:

Xhevahir Sukaj ben tifozet e Partizani te enderrojne. Njeriu qe beri fatin e te kuqve sezonin e kaluar, autor i 21 golave ne kampionat me fanellen e Partizanit ishte prezent ne “Loro Borici”. I rritur futbollistikisht te Vllaznia, Sukaj la te hapur ne intervisten e tij per Supersport edhe mundesine e rikthimit ne qytetin e tij te lindjes, por me pas u shfaq me konkret per pisten Partizani duke pranuar bisedimet me presidentin Demi.

“Mendoj se duhet te rikthehem ne Janar. Besoj qe do te kthehem, por se ku mbetet per t’u pare. Partizanit i duhet nje sulmues goli, duke para qe ka nje lojtar shume te mire si Ekuban. Nje lojtar qe bashkepunon me te do te ishte i nevojshem. Mbase mund te jem edhe une, por eshte heret per te folur. Deshira eshte per t’u kthyer. Kam patur nje bisede me drejtuesit dhe mendoj se ne Janar do te kthehem, por te presim e te shohim.”

Padyshim nje lajm i madh ky per tifozet e Partizanit qe ka nevoje si ajri per nje bomber race si Sukaj. Aq me teper kur ne analizen e tij ne krahasimin mes Partizanit dhe Skenderbeut per keto dy sezonet e fundit, peshorja anon nga Partizani.

“Skenderbeu eshte me i dobet sesa vjet. Skenderbeu i sezonit te kaluar ka qene me i miri i gjashte viteve te fundit. Partizani eshte njesoj, i mungon Mazrekaj nje futbollist shume i pare pas sulmuesve, por edhe Sukaj, qe zevendesohet nga Ekuban.”

Shprese per titullin kampion, akoma me domethenese kur vjen nga nje si Sukaj, Xhevahiri qe aq shume i mungon kete vit Partizanit.