Xhuli do te ndahet nga Arditi: Me tratheton me nje tjeter vajze

Edhe pse skeptiket parashikuan qe lidhja e tyre do te zgjaste deri ne fund te veres, historia e vetme e dashurise se “Big Brother 7″ Xhuli-Ardit ka marre fund me heret. Gati pas tre muajsh lidhje, 23-vjeçarja Juliana Dodaj duket e vendosur per ndarjen nga Ardit Çelepija, i cili nga ana e tij e ka konsideruar thjesht nje zenke. Xhuli pohon se ndihet e lenduar nga tradhtia qe i ka zbuluar Arditit dhe se tashme nuk ka me kthim pas.

Ditet e fundit eshte folur per ndarjen nga Arditi. Çfare ndodhi dhe cila ishte arsyeja qe shpertheve ne rrjete sociale kunder tij?
Po, tashme mund te quhemi te ndare qe prej dites se diel. Duke gdhire e diela, une zbulova nje, le te themi, lidhje tjeter te Arditit.

Si e mesove ti kete fakt?
I kapa biseden qe kishte bere ne facebook. Ndodh ndonjehere qe njerezit ta harrojne facebook-un hapur, ndodh po ashtu qe kureshtja dhe parandjenja te shtyn ta kontrollosh inbox-in…

E njihje vajzen me te cilen ti thua se Arditi kishte lidhje paralele?
Nuk e njoh ate vajze, ndersa ai po, e njihte prej kohesh.

Si u ndjeve ne ate momente, e prisje diçka te tille nga i dashuri yt?
Normal, si çdo femer qe zbulon se i dashuri e ka tradhtuar. U ndjeva e tradhtuar, e lenduar, e zhgenjyer…

(Marre nga gazeta Panorama)