Yaya Toure: “Mendoj se Guardiola është racist”

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Yaya Toure ka hedhur akuza mjaft të forta ndaj Pep Guardiolës, të cilin e ka pasur trajner te Barcelona, por edhe te Manchester City.

Ai ka thënë se Guardiola është racist, ndaj nuk i preferon dhe nuk i trajton njësoj lojtarët afrikanë në skuadrat që trajnon, duke u ndalur edhe në përplasjet mes tyre.

Dihej prej kohësh që të dy nuk kishin marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin, por që të përfundohet në akuza të tilla, vërtetë duhet të ketë ndodhur diçka, të cilën e shpjegon Yaya.

Luaj Online Kliko Ketu lottosport.com.al

“Unë vazhdimisht marr statistikat e mia pas çdo stërvitjeje apo loje, për të parë se ku duhet të përmirësohem dhe sa herë që më është dhënë mundësia, kam treguar se jam shumë mirë dhe kam bërë vërtetë mirë në fushë. Gjithsesi kjo nuk i ka interesuar Pep Guardiolës, që më largoi fillimisht nga Barcelona. Më pas te City, unë isha zëvendës kapiten dhe ai vjen një ditë në dhomat e zhveshjes dhe më thotë se nuk më shihte të motivuar dhe se duhej të flisja me pronarët për t’u larguar. Dyshoj se do të bënte të njëjtën gjë me Andres Iniestën, edhe nëse si do të ishte 40 vjeç”, deklaroi Toure.

Më pas futbollisti nuk ngurron ët tregojë edhe shembullin me Samuel Eto’o, që e largoi me ngulm nga Barcelona, pavarësisht se ishte një nga më të mirët.

“Besoj se të gjithë e kujtoni Eto’o. Ishte një sulmues i jashtëzakonshëm, që kontribuoi shumë për të shpallur Barcelonën kampione Europe, por kjo nuk i mjaftonte Guardiolës, që bëri gjithçka për ta larguar, derisa ia doli ta shkëmbejë me Ibrën. Të gjithë e patë se koha i dha të drejtë kamerunasit, jo trajnerit, që pas pak javësh uli Ibrën në stol, sepse nuk ishte për stilin e lojës së Barçës”, tregoi mesfushori nga Bregu i Fildishtë.