Ylli Manjani: “Skandali i CEZ, shkaku kryesor i ftohjes se marredhenies Rama – Meta”

Lidhur me artikullin:

Ministri i Drejtesise dhe nenkryetari i LSI-se, Ylli Manjani ka pranuar se eshte pikerisht skandali CEZ-DIA dhe arrestimi i mikut te Ilir Metes, Kastriot Ismailaj, shkaku kryesor i prishjes se marrdhenieve Meta -Rama.

“Nuk e perjashtoj qe arrestimi i Kastriot Ismailajt dhe çeshtja CEZ DIA cenoni marrdheniet mes Metes e Rames. As nuk e konfirmoj as nuk e perjashtoj, por pakenaqesia eshe aty dhe po punohet qe te zgjidhet”- ka deklaruar ministri i Drejtesise, Ylli Manjani.

Me tej ai thote se krisja e pare e marrdhenieve mes dy aleateve u regjistrua pas zgjedhjeve lokale te 21 Qershorit ndersa e pershkroi kete moment me fjalet:

“Ka patur veshtiresi komunikimi mes Metes dhe Rames gjate mesit te vitit”.

Sipas Manjani pas ketij momentin, PS dhe LSI deshtuan te ndertojne nje marreveshje post-zgjedhore per administrimin lokal te fondeve por jo per ceshjte punesimeve. “Ne kerkuam nje model administrimi te pushtet”- ka vijuar me tej Manjani.

Duke komentuar turin e kryeministrit Rama “Te pastrojme Shqiperine”, Manjani ndersa e cilesoi ate si nje tur elektoral, i terhoqi vemendje shefit te tij ne qeveri se “nuk besoj qe ne mund te lodhim opinionin publik me testime elektorale dhe prandaj nuk mendoj qe eshte zgjidhje ideja e zgjedhjeve te parakohshme”.

Duke komentuar funksionimin e koalcionit qeverises, Manjani thote se edhe kjo: “eshte nje çeshtje per tu pare. Marreveshja e Shkodres, PS –LSI ka qene nje marreveshje per te unifikuar te majten. Nuk mund te them qe bashkepunimi eshte i keq, por ama pritej qe te ishte me i mire”.

Nderkohe duke komentuar protestat e opozites, Manjani ka kerkuar vetem qe ato te mos jene te dhunshme, por ka vleresuar se ato sherbejne si nje mjet demokratik qe qeveria te mos fleje gjume.

“Sigurisht qe protesta eshte nje gje e mire per PD sepse e ndihmon te forcoje rradhet e veta, eshte e mire per klimen politike se nuk eshte mire qe qeveria te fleje gjume. Por nuk eshte mire te tensionohet klima e komunikimit politik”- ka deklaruar Manjani.

Sefundi ai mohoi qe te kete nje komunikim ekstra-institucional me PD-ne ndersa shkoi me tej kur tha se:

“Ne kemi nevoje per te ndertuar nje komunikim zyrtar me PD, te gjitha reformat nuk behen dhe nuk duhet te behen pa PD-ne. Strukturimi i ekonomise nuk mund te behet pa PD”.