Youth Citizen Entrepreneurship Competition hap aplikimet per moshat 15-35 vjeç

APLIKONI ne konkursin nderkombetar mbi sipermarrjen Youth Citizen Entrepreneurship Competition deri me date 30 Qershor 2016!

Ky eshte konkursi me i madh i sipermarrjes ne bote per te rinj te moshes 15-35 vjeç. Kushdo qe ka nje ide biznesi mund te behet pjese e konkursit. Konkursi zhvillohet ne nje platforme multifunksionale online te quajtur Entrepreneurship Campus (Kampusi i Sipermarrjes) i cili ofron kurse online falas per te gjithe anetaret dhe ka nje forum aktiv ku sipermarres te rinj ndajne ide, diskutojne dhe kontaktojne njeri-tjetrin.

APLIKO ME IDE:

Mjafton te keni nje ide biznesi dhe ju mund te beheni pjese e konkursit duke aplikuar ne faqen e konkursit: https://www.entrepreneurship-campus.org.

Per te marre pjese ne konkurs, ju duhet te jeni te moshes 15-35 vjeç dhe ideja juaj duhet te permbushe te pakten nje nga 17 Objektivat per Zhvillim te Qendrueshem, parashtruar nga UNDP. http://www.undp.org/content/undp/en/home/sdgoverview/post-2015-development-agenda.html

Qe te merrni pjese ne konkurs, duhet si fillim te regjistroheni ne faqen e konkursit (Entrepreneurship Campus) dhe te krijoni profilin tuaj personal. Pas ketij hapi, do t’ju vije nje email konfirmues dhe profili juaj do te aktivizohet. Me pas, ju mund te filloni aplikimin duke pershkruar shkurtimisht idene tuaj te biznesit.

APLIKO ME PROJEKT:
Ju mund te beheni pjese e konkursit duke paraqitur projektin tuaj qe mund te jete nje startup apo nje OJF. Pershkruani projektin tuaj dhe behuni pjese e projektit.

ÇMIME:

3 People’s Choice Awards

Konkursi Youth Citizen Entrepreneurship Competition do te shperndaje 3 çmime People’s Choice Awards per 3 idete / projektet qe do te marrin shumicen e votave nga pjesetaret e konkursit dhe platformes online Entrepreneurship Campus.

Grand Prize, Samiti i Berlinit

Çmimi i madh do t’i akordohet idese fituese te konkursit qe do te perzgjidhet nga nje juri profesioniste e cila do te shqyrtoje hollesisht 3 idete fituese te People’s Choice Awards. Çmimi do te prezantohet ne Samitin e Sipermarrjes ne Berlin, ne Tetor 2016.

/Ky artikull u publikua me pare ne Business Mag Albania.